Ne eventin e dates 25 Prill, u kremtua festa e Don Paolos, zhvilluar në kishën e Shën Pjetrit dhe Palit në qytetin e Lushnjës, në territorin e Administratës Apostolike të Shqipërisë së Jugut.
Ky event pati si mikprites te nderuar Peshkopin “Giovanni Peragine”, Administratorin Apostolik të Shqipërise së Jugut; Peshkopin e Riminit: “Imzot Nicolo Anselmi” dhe 80 priftërinj.
Aktiviteti u përjetua me shumë emocion jo vetem nga populli i krishterë i Shqipërisë, por pati një pjesëmarrje te gjerë ndërfetare.Zgjedhja për të kremtuar këtë festë në Shqipëri ka një kuptim të fortë, atë të “forcimit të lidhjes së Don Paolos me këtë tokë shqiptare”.
Eventi i organizuar në Lushnjë & Berat tregoi nje bashkëpunim perfekt midis grupit INITALY & bashkëpunëtorëve: Chef Alban Veliu & Albanian Chef Academy, Chef Ergys Rexhepi me grupin e tij, Shkolla profesionale Atc & Chef Sokoli për përgatitjen e ëmbëlsirave të shijshme & përfshirjen e tij në organizimin e eventit.
Ishte nje event me qëllim kryesor humanizmin, gjithëpërfshirjen e INITALY & instituteve profesionale në projekte të rëndësishme, gjithnjë pranë kauzave & misioneve të vecanta.
Treguam se bashkëpunimi është forca jonë më e madhe dhe me bashkepunim e vullnet cdo pune realizohet me sukses.