Pasta është zemra që rreh në çdo kuzhinë italiane – një përbërës i thjeshtë që shndërrohet në art, në duart e mjeshtërve!
Në bashkëpunim me “
“Albanian Chefs & Cooks Association” & “Albanian Skills”, ju ftojmë të zhyteni në një udhëtim plot aromë, pasion dhe mjeshtëri kulinare.
Chef Tedi Copja ndau sekretet e pastave autentike italiane, duke na frymëzuar të krijojmë pjata unike që bashkojnë traditën me krijimtarinë moderne.
Falë InItaly Risto & Gusto, te pranishmit u njohen me dy marka prestigjioze – Andalini dhe Avesani – që sjellin në tryezat tona pastat më cilësore, të mbushura me histori, pasion dhe autenticitet italian.
Është kënaqësi dhe nder për ne që ishim pjese e aktiviteteve të edicionit të 10-të të “Albanian Skills”.
Bashkëpunimi me ta na motivon të vazhdojmë të japim kontributin tonë në mbështetje të të rinjve, talentit dhe profesionalizmit që promovohet në mënyrë të shkëlqyer.
Jemi krenarë që INITALY ka qenë pjesë e këtij bashkëpunimi me standarde të larta.




























