Lgj. Dyli Haxhire , Rr. Kadri Hoxha, tek tregu Agro-Ushqimore, Kusarth, Elbasan.

Tour Perteghella Albania/Kosovo 13 -22 Maj 2024

Tour Perteghella Albania/Kosovo 13 -22 Maj 2024

Tour-i Perteghella u zhvillua ne Shqiperi dhe Kosove perkatesisht ne keto data (13-16 Kosove & 17-22 Shqiperi)

Ishte nje event teper i rendesishem, dhe i domosdoshem per tregun dhe klientet, per te kuptuar ku qendrojne problematikat,per tu aftesuar mbi produktet dhe prezantimin e duhur te tyre dhe recetave shoqeruese, dhe orientimi per te marre sjelljen profesionale.

Pikat kryesore qe u trajtuan ne takimet e mbajtura ne qytete me klientet:

  1. Njohja me nocionet baze te picerise (tipologjite e brumit, forca e miellit, proteinat, njohja e proceseve baze qe ndodhin gjate pergatitjes se brumit)
  2. Perberesit dhe teknikat ne pergatitjen e brumit.
  3. Standartet higjieno-sanitare ne pergatitjen e brumit & pices.
  4. Zgjidhja e problematikave qe mund te lindin gjate procesit te pergatitjes se pices.
  5. Diferenca me produktet INITALY.
  6. Tipologjia e picave & demostrim recetat.
  7. Foodcost-i

Gjate takimeve te zhvilluara ne qytete, u moren kontakte nga pjesemarresit, u plotesuan skedat me te dhena te pergjithshme mbi produktet qe ato perdornin, dhe u prezantuan nocionet e picerise, gjithashtu dhe diferenca me produktet INITALY, produkte te certifikuara dhe me standarte. Vete pjesemarresit paten mundesi te ndiqnin nga afer shpjegimet e Master-Picanjolit Duilio, dhe recetat mbi pizzen klasike, napoletane, te shpjeguar ne detaj cdo ingredient dhe proces qe u zhvillua.

I treguam klienteve dhe personave pjesemarres ne trajnim, me profesionalizem sesi mund te pergatisin brumin per te realizuar nje pice perfekte, te shijshme dhe te realizuar me sukses. Si duhet ti lidhim ingredientet me njeri-tjetrin, dhe proceset qe lindin gjate bashkeveprimit te tyre.

Garantiamo elevati standard igienico-sanitari nella produzione e commercializzazione dei nostri prodotti

×