Masterclass-i i zhvilluar në Tiranë me Duilio Girotton u prit me interes shumë të lartë, duke mbledhur profesionistë të picerisë nga e gjithë Shqipëria
si dhe partnerë nga Kosova, të bashkuar nga dëshira për të thelluar njohuritë mbi teknikat profesionale të Pinsa Romana dhe Pizzës Klasike.
Gjatë aktivitetit, pjesëmarrësit u njohën nga afër me gamën e gjerë të produkteve INITALY, ku ndërthurja e tyre krijon diferencë të dukshme në treg.
U diskutuan në detaje recetat, teknikat e përgatitjes dhe karakteristikat e brumit, të cilat u testuan praktikisht edhe nga vetë të pranishmit, duke ndarë komente mbi rezultatin final dhe mbushjen e pizzës.
Një fokus i veçantë iu kushtua miellit Perteghella, i cili dallohet për:
- Konsistencë të lartë dhe performancë stabile, falë prodhimit me standarde të kontrolluara dhe pa stok, vetëm me porosi.
- Cilësi të garantuar laboratorike, përzgjedhje të grurit të cilësisë së parë dhe teknologji moderne.
- Zgjidhje të personalizuara për pizzeri, me linja të dedikuara për Pinsa Romana, Pizza Klasike dhe produkte të tjera brumi.
INITALY, me mbi 6 vite bashkëpunim aktiv me Perteghella, ofron mbështetje teknike, trajnime dhe asistencë profesionale për pizzeritë dhe kuzhinat profesionale.
Trajnimi, që zgjati rreth 5 orë, u zhvillua me ritëm të qëndrueshëm dhe angazhim maksimal, duke dëshmuar vlerën e përmbajtjes së prezantuar.
Ky event përfaqëson një sukses të rëndësishëm për grupin INITALY dhe një hap tjetër drejt rritjes së cilësisë, standardizimit të proceseve dhe mbështetjes së klientëve me zgjidhjet më të mira profesionale në fushën e picerisë.
































