Lgj. Dyli Haxhire , Rr. Kadri Hoxha, tek tregu Agro-Ushqimore, Kusarth, Elbasan.

10 Vite HAT (Hospitality & Tourism Academy)

10 Vite HAT (Hospitality & Tourism Academy)

Në eventin e rëndësishëm të 10-vjetorit të HAT – Hospitality & Tourism Academy, partnerit tonë tashmë prej një viti, patëm mundësinë të njiheshim më nga afër me historinë dhe evolucionin e akademisë përgjatë dekadës së saj të parë të suksesit.

HAT është një qendër trajnimi profesional e dedikuar për të rinjtë ambiciozë që synojnë karrierë në sektorin e mikpritjes dhe turizmit.

licencuar nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, akademia trajnon dhe certifikon:
Baristë
️ Kamerierë restorantesh
Hotelierë
‍ Menaxherë mikpritjeje
‍ Recepsionistë
‍️ Hostes
️ Agjentë udhëtimesh

Gjatë eventit, u prezantuan pikat kyçe mbi të cilat HAT mbështet filozofinë dhe suksesin e saj:

  • Cilësia në edukim dhe trajnime profesionale
  • Partneritetet e qëndrueshme me biznese vendase e ndërkombëtare
  • Mbështetja ndaj zhvillimit të turizmit të përgjegjshëm e të qëndrueshëm

Ekipi i HAT punon vazhdimisht për promovimin e bizneseve të qëndrueshme në sektorin e turizmit, duke u bazuar në parime të forta si:
Kontributi i bizneseve në zhvillimin e ekonomisë lokale
Respekti dhe mirëqenia e stafit
Politikat e përgjegjshme të kompanive
Trajnimi dhe zhvillimi i vazhdueshëm profesional

Ishte kënaqësi të marrim pjesë në këtë aktivitet të veçantë, i cili jo vetëm na afroi më shumë me partnerët tanë, por shërbeu edhe si urë lidhëse midis bizneseve të ndryshme të fushës së turizmit dhe restoracionit.

Eventi u përmbyll me një degustim të veçantë, ku të ftuarit patën mundësinë të shijonin produkte të përzgjedhura nga INITALY – mirëqenie në kuzhinë!