Instituti Italian i Kulturës ne bashkepunim me Ambasadën e Italisë, ICE dhe AIS Tirana për prezantimin e eventit të parë të SCIM2024 “Shije dhe mirëqenie: dieta mesdhetare mes shëndetit dhe traditës”, u mbajt ne Tirane pergjate datave: 19-22 Nentor 2024.
Ne aktivitet u organizua një workshop , i fokusuar në ndërhyrjen e Prof. Andreoli, specialist nutricionist dhe docent pranë Universitetit Katolik “Nostra Signora del Buon Consiglio” dhe Universitetit Tor Vergata Romë, si dhe Presidentit të ASNS – Shoqata Shqiptare e Shkencave të Ushqyerjes.
Aktiviteti synon të rrisë ndërgjegjësimin e operatorëve të ftuar shqiptarë, pra importuesve, distributorëve, GDO, shkollave të hotelerisë dhe kuzhinës, mbi alternativat që ofron kuzhina italiane për personat me intolerancë dhe alergji, si dhe për rëndësinë e kujdesit ndaj këtij aspekt në ofertën e restoranteve, hoteleve dhe dyqaneve.
Privilegj per INITALY RISTO&GUSTO, te ishte e ftuar ne kete event te rendesishem, i cili synon te prezantoje kuzhinen italiane duke iu referuar rrenjeve te saj tradicionale, ne kuadrin e nje stili jetese te shendetshem,te ekuilibruar & te qendrueshem.