Në eventin e rëndësishëm të 10-vjetorit të HAT – Hospitality & Tourism Academy, partnerit tonë tashmë prej një viti, patëm mundësinë të njiheshim më nga afër me historinë dhe evolucionin e akademisë përgjatë dekadës së saj të parë të suksesit.
HAT është një qendër trajnimi profesional e dedikuar për të rinjtë ambiciozë që synojnë karrierë në sektorin e mikpritjes dhe turizmit.
E licencuar nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, akademia trajnon dhe certifikon:
Baristë
️ Kamerierë restorantesh
Hotelierë
Menaxherë mikpritjeje
Recepsionistë
️ Hostes
️ Agjentë udhëtimesh
Gjatë eventit, u prezantuan pikat kyçe mbi të cilat HAT mbështet filozofinë dhe suksesin e saj:
- Cilësia në edukim dhe trajnime profesionale
- Partneritetet e qëndrueshme me biznese vendase e ndërkombëtare
- Mbështetja ndaj zhvillimit të turizmit të përgjegjshëm e të qëndrueshëm
Ekipi i HAT punon vazhdimisht për promovimin e bizneseve të qëndrueshme në sektorin e turizmit, duke u bazuar në parime të forta si:
Kontributi i bizneseve në zhvillimin e ekonomisë lokale
Respekti dhe mirëqenia e stafit
Politikat e përgjegjshme të kompanive
Trajnimi dhe zhvillimi i vazhdueshëm profesional
Ishte kënaqësi të marrim pjesë në këtë aktivitet të veçantë, i cili jo vetëm na afroi më shumë me partnerët tanë, por shërbeu edhe si urë lidhëse midis bizneseve të ndryshme të fushës së turizmit dhe restoracionit.
Eventi u përmbyll me një degustim të veçantë, ku të ftuarit patën mundësinë të shijonin produkte të përzgjedhura nga INITALY – mirëqenie në kuzhinë!



