INOVACION NË TRADITË – InItaly Risto&Gusto në Javën e 10-të të Kuzhinës Italiane në Botë në Shqipëri
Në bashkëpunim me Ambasadën Italiane në Tiranë, morëm pjesë në hapjen e Javës së 10-të të Kuzhinës Italiane në Botë, përmes eventit me temë:
“Inovacioni në Traditë: Siguria, Cilësia dhe Territori në Zinxhirin e Furnizimit Agro-Ushqimor Italian”.
Ky aktivitet synoi promovimin e kulturës italiane të gastronomisë dhe verës në Shqipëri, duke theksuar vlerat që na bashkojnë: cilësinë, sigurinë ushqimore dhe identitetin territorial.
️ Paneli i diskutimit përfshiu:
- Armand Kikino – Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
- Dritan Bellaj – Eurolab International
- Manush Kullolli – Autoriteti Kombëtar i Ushqimit
- Alessandro Rosa – Conad Albania
- Mauro Borghi – InItaly Risto&Gusto: Promovimi i ekselencës italiane në të gjithë botën, me fokus te siguria ushqimore dhe identiteti territorial si avantazh konkurrues
- Silva Mana – EON Impresa
Pas panelit, të ftuarit u mirëpritën në një bufe dhe një hapësirë ekspozimi, të realizuar falë mbështetjes së kompanive anëtare dhe partnerëve,
ku produktet e InItaly Risto&Gusto u vlerësuan për cilësi, autenticitet dhe traditë.
InItaly Risto&Gusto – Ekselencë italiane në shërbim të kulturës së shijes dhe sigurisë ushqimore.
Krenarë që kontribuojmë në promovimin e vlerave të gastronomisë italiane në Shqipëri dhe më gjerë
















