Më datë 12-13 Shkurt 2025, në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, u zhvillua edicioni i tretë i Panairit “Tourism and Travel Show Albania 2025”, panairi i vetëm i dedikuar turizmit në Shqipëri.
Ky edicion, organizuar nga Iceberg Exhibitions dhe me mbështetjen e Ministrise se Turizmit dhe Mjedisit ,
ka si qellim të bëjë bashkë kompanitë turistike të interesuara nga Shqipëria, Ballkani Perëndimor dhe aktorë të tjerë ndërkombëtarë,
per te promovuar turizmin dhe aktivitetet turistike të cilat pritet të zhvillohen gjatë vitit 2025.
Ky panair mblodhi 100 ekspozues nga Shqipëria dhe rajoni duke përfshirë hotele, agjenci turistike, institucione, shoqata
dhe shumë kompani që në mënyrë të drejtpërdrejtë apo jo operojnë në fushën e turizmit.
INITALY ne kete event perfaqesoi ushqimin & kulturen italiane, nderthurur me traditat & ushqimin shqiptar, duke perfaqesuar me dinjitet logon, ne stenden e Bashkia Elbasan.
Te pranishmit degustuan produkte finger-food, sallamra & djathra te stazhonuar, te tipiciteteve te ndryshme rajonale, per te nderthurur ushqimin italian nga veriu, qender e jug.
Treguam se INITALY eshte nje deshmi e bukur e bashkimit te dy kulturave te pasura, asaj shqiptare & italiane, permes pasionit per gastronomine.
Ishte nje panair i rendesishem , per te treguar jo vetem vlerat e produkteve , markes & sherbimit INITALY, duke dhene nje alternative si te ushqehemi shendetshem, nderthurur kjo me tradicionalen ,
por edhe rolin e rendesishem ne turizmin shqiptar & fokusi mbi marketingun qe kompanite realizojne, per te menaxhuar & promovuar me teper produktin.
INITALY ndjek vazhdimisht rrugen e evoluimit ne kulinari, per te krijuar nje eksperience te jashtezakonshme gastronomike, duke optimizuar raportin cilesi-kosto-fitim…
Ky panair ofroi mundësi të jashtëzakonshme për te:
🎯 Lidhur kontakte me profesionistë të industrisë në gjithë Ballkanin.
📢 Rritur dukshmërinë e markës përballë blerësve dhe investitorëve.
🌍 Zbuluar mundësi të reja biznesi dhe partneritete strategjike.
📊 Qëndruar përpara trendeve dhe teknologjive më të fundit në sektorin turistik.