Lgj. Dyli Haxhire , Rr. Kadri Hoxha, tek tregu Agro-Ushqimore, Kusarth, Elbasan.

Tour-i i shijes me Duilio Girotto – Initaly Risto & Gusto

Tour-i i shijes me Duilio Girotto – Initaly Risto & Gusto

Një super Tour i suksesshëm me Duilio Girotto & Initaly Risto & Gusto! 🇮🇹🍕
Një projekt me shumë rëndësi, ku patëm kënaqësinë të ndjekim nga afër teknikat dhe këshillat e master picaiolin Duilio Girotto, të testojmë brumin me miellin cilësor Bella Napoli nga Perteghella & Strapizza, të shijojmë kombinimin perfekt të mocarelës së freskët Fior di Latte, pelatit nga Pronto Chef dhe mbushjeve të shijshme – në bashkëpunim të ngushtë me picanjolët në ndalesat e Tour-it.

Një javë e mbushur me pasion, shije dhe profesionalizëm, ku turneu ynë nisi nga Elbasani, me ndalesa te klientët tanë të dashur si dhe vazhdoi në Sarandë, Shëngjin, Durrës dhe Tiranë.
Bashkë me ekipin fantastik të Initaly dhe klientët tanë besnikë, u zhytëm në botën magjike të pizzës autentike italiane – një eksperiencë që jo vetëm përçon kulturë gastronomike, por edhe shton vlerë të vërtetë profesionit tonë dhe kuzhinës italiane në Shqipëri.

💡 Faleminderit përzemërsisht për bashkëpunimin dhe për këtë eksperiencë të jashtëzakonshme që ndamë së bashku! 🙌 Shpresojmë të kemi sërish mundësi për projekte dhe bashkëpunime të suksesshme në të ardhmen.

Sepse Initaly nuk është thjesht një kompani me produkte për restoracionin – ne investojmë në formimin profesional të klientëve tanë. 🤝
Me INITALY formojmë profesionistë dhe përhapim kulturën italiane të cilësisë! 🇮🇹

#PizzaTour #InitalyExperience #MasterPicanjoli #FormimProfesional #GiardinoDellaPace #MozzarellaFiordilatte #BellaNapoliFlour #ItalianTaste #CulturaItaliane #PizzaioloLife #RistorazioneProfessionale

Ne ofrojme ushqime cilesore cdo dite

×